Misioni ynë
“The way to…” ka si qëllim kryesor të ndryshojë konceptin e shoqërisë dhe bizneseve, mbi fuqinë reale që ata kanë për të influencuar, përmirësuar dhe ndryshuar jetën e tyre të përditshme dhe të komunitetit.
Të promovojë dhe të mbështesë iniciativa që nxitin gjithëpërfshirjen, integrimin shoqëror, dialogun interkulturor dhe të advokojë në dobi të komunitetit.
Për të ndryshuar frymën e bashkëveprimit funksional të shoqërisë.
Aftësimi dhe rimëkëmbja e shtresave në nevojë, apo të diskriminuara, pa cënuar aspak krenarinë e tyre, me moton “Njerëzit nuk kanë nevojë për ndihma, por për ndihmë”, është një tjetër qëllim kryesor i kësaj organizate.
“Njerëzit nuk kanë nevojë për ndihma,
por për ndihmë”
Vizioni ynë
Qendra “The way to…”
Qendra “The way to…” do të ketë forcën të ndikojnë si katalizatorë në politika dhe të avancojnë iniciativa, të cilat dikur ishin pothuajse ekskluzivisht në zotërimin e qeverive dhe korporatave fitimprurëse (bizneseve), dhe shërbimi jonë humanitar do të bëhet jetik për mirëqenien e individëve dhe shoqërive në Shqipëri dhe në të gjithë globin.
Vizioni ynë është të sjellim ndryshim real në jetën e njerëzve, duke e bërë jetën e tyre më cilësore dhe të shëndetëshme si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë mendor e psikologjik, duke përmirësuar kështu cilësinë e jetës së tyre.
Historiku i qendrës
“The way to…”
E gjithe bota sot po kalon momente tepër të vështira si shëndetësore, ekonomike, ashtu edhe psikologjike, kjo për shkak të pandemisë globale COVID-19, vatrave të luftërave anë e mbanë globit si edhe dëmtimi i mediave, sistemeve shkollore, dëmtimi i familjes, të cilat po e çojnë shoqërinë drejt një degradimi ku normat dhe vlerat po kthehen në antinorma dhe antivlera.
Qendra “The way to...” u krijua krejt rastësisht, duke marr shkak prej një nisme bamirësie të organizuar në Korrik të 2021, nga “Instituti Goethe”, në Tiranë, ku vajza ime e madhe Kamila u bashkua me ta, duke qenë se në atë kohë mësonte gjermanishten aty.
Dëshira e madhe për të sjell tek njerëzit një ndryshim real jo vetëm në jetën e tyre të përditëshme, duke e bërë atë më cilësore dhe të shëndetshëme, si në aspektin shpirtëror ashtu edhe ne atë mendor e psikologjik, duke i treguar një mënyrë tjetër të të menduari dhe konceptuari / të paruri të gjërave, intrigoi mendjen time për të bërë diçka më konkrete sesa dhurimi i “sendeve të përdorura” fëmijëve jetimë.
Në bashkëpunim me Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë si edhe falë ndihmës të plot miqëve dhe biszneseve gjermane, shqiptaro-gjermane, kosovare dhe vendase u mundësua realizimi i një këndi lojërash për fëmijët jetim të moshës 6-10 vjeç.
Projekti u quajt “Babagjyshi dhuron hapat e së ardhmes për fëmijët jetim”, ku personazhe të ndryshëm (miq nga profesione të ndryshme, arkitekt, artistë, menaxher të bizneseve etj.) të pakompleksuar dhe me dëshirën e madhe për të dhënë një dorë, u veshën si Babagjysh dhe ndihmësit e tij Elfë në çdo fushatë mbledhjeje fondesh si edhe në inagurim për t’i dhuruar fëmijëve këtë kënd lojërash në pragë të Krishtlindje 2021. E gjitha kjo për të mos prishur ëndrrën fëminore të Babagjyshit tek fëmijët, e për të zgjuar fëmiun e vogël brenda ne të rriturve. Kjo jepte gjithashtu mesazhin se, këtë kënd lojërash nuk e bëri një individ i vetëm, por të gjithë njerëzit bashkë.
Ky projekt nuk ishte thjesht një kënd lojërash, por një shtysë drejt përmirësimit të shëndetit mendor të fëmijëve, një ndihmesë për të rritur vetëbesimin tek ta, për të ruajtur dinjitetin e tyre, ishte një formë për të mësuar sesi bashkëjetohet dhe bashkëveprohet në grup, të zgjidhin problematika, si edhe të argëtohen ashtu siç e meritojnë.
Duke qenë se dëshira ishte, që ky projekt të merrte jetë brenda këtyre muajve, vonesa e afateve të aplikimit në gjykatë për regjistrimin e qendrës nuk u bë pengesë, pasi ky projekt u realizua nga “Quality Matters – Marsida Ndreka Person Fizik” me nr. Regjistrimi L91703054K, në bazë të një kontrate paraprake me grupin jo formal të bordit drejtues të Qendrës “The way to...” që po regjistrohej. Pra ky projekt mbetet pronësi dhe Ide e Qendrës “The way to...”.
Projekti përfundoi më 30.12.2021, ndërkohë që Qendra u regjistrua me dt. 07.01.2022 me Nr. Vendim Gjykate: 1668.
Më 25 Tetor 2021 “The way to...” themeloi “Kodin e Etikës dhe të Sjelljes”, ku ndershmëria, integriteti, transparenca, konfidencialiteti, barazia, të drejtat e njeriut dhe liria fetare janë vlerat bazë të organizatës tonë.
Më pas, në vitin 2022 Qendra ka bashkëpunuar me organizatën “Save the Children”, në një projekt të përbashkët “Shkollat për Shëndetin” nga “Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC” (Schweizerische Eidgenossenschaft), ku u mundësua supervizion mbështetës në mësimdhënien nëpër klasa duke mbuluar tematika shëndetësore nëpër shkolla, kryesisht në shkollat e Beratit, Durrësit dhe Lezhës.
Në Qershor të vitit 2023 qendra u fokusua në fushën e artit për t’i dhënë njerëzve një mesazh të fortë sensibilizues: “Guri i rëndë në vend të vet!”.
“The way to...” riktheu mbas 20 vitesh në emigrim kantautorin dhe këngëtarin e mirënjohur shqiptar Adhurim Demiri, në një Koncert Elektro-Akustikë (unplugged concert), tek Salla e Qendrës Kulturore, Katedralja Orthodhokse, "Ngjallja e Krishtit",Tiranë , ku bashkë me të performuan edhe elita e këngëtarëve dhe muzikantëve shqiptar si Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Renis Gjoka, Bledar Sejko, Arjan Gjici, Ergys Myftari Sokol Shehu, Einar Nelku etj.
“Njerëzit nuk kanë nevojë për ndihma, por për ndihmë” është normë, forcë drejtuese dhe frymë e çdo ingranazhi të qendrës si edhe çdo individi që bëhet pjesë e realizimit të objektivave të përbashkëta në të mirë të njerëzimit.
Kodi i
etikës dhe i sjelljes
Ndershmëria, integriteti, transparenca, konfidencialiteti, barazia, të drejtat e njeriut dhe liria fetare janë vlerat bazë që shprehin kodin etik të organizatës sonë, bazuar në rregulloren ndërkombëtare të vitit 2004 të ”Kodit të etikës dhe sjelljeve të Organizatave Jofitimprurëse” nga “Shoqata Botërore e Organizatave Joqeveritare” (“World Association of Non-Governmental Organizations”, (WANGO)).
“The way to…” shkon përtej kufijve të racës, fesë, etnisë, kulturës dhe politikës. Ne kemi detyrimin të respektojnë të drejtat themelore të secilit person.
Qendra jonë ka një sistem të duhur qeverisjeje dhe është e kujdesshme, që të gjitha paratë publike t’i trajtojë me seriozitetin maksimal si besim publik dhe të mos keqpërdori paratë publike për qëllime egoiste.
Ne kemi një përkushtim për hir të të tjerëve dhe e bëjmë këtë sipas kodit më të lartë të sjelljes etike.